Top Channel/ Krerët e UCK-së në Hagë, nis sot “Marshimi për Liri”: Kurti nuk konfirmon pjesëmarrjen!
1
Në Prishtinë mbahet sot “Marshimi për Liri”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Tubimi, i organizuar nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, zhvillohet në sheshin “Skënderbeu”, në prag të një faze vendimtare të procesit gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë Kosova që t’i bashkohen nsmës, ndërsa kanë siguruar transport me autobusë nga qytete të ndryshme të vendit. Përfaqësuesit e platformës, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë ftuar edhe drejtuesit e partive parlamentare shqiptare që t’u drejtohen qytetarëve gjatë tubimit. Sipas tyre, ftesës i janë përgjigjur pozitivisht kreu i PDK-së, Bedri Hamza, dhe ai i AAK-së, Ardian Gjini. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i pyetur një ditë më parë nga gazetarët nëse do të bëhet pjesë e marshimit, nuk dha një përgjigje. Mediat në Kosovë thonë se sipas programit të prezantuar nga organizatorët, tubimin do ta hapin Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli. Në emër të shoqatave të dala nga lufta do të flasë Hysni Gucati, ndërsa Liriona Sulejmani, vajza e dëshmorit Bajram Sulejmani, do të përcjellë mesazhin e familjeve të dëshmorëve. Pjesëmarrësve do t’u drejtohen gjithashtu Bedri Hamza e Ardian Gjini, ndërsa programi do të shoqërohet edhe me këngë patriotike. Organizatorët kanë bërë thirrje që manifestimi të jetë qytetar, familjar, paqësor dhe dinjitoz. “Le të jemi sa më shumë, le të jemi bashkë”, deklaroi Ismail Tasholli, duke njoftuar se aktivitetet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së do të vijojnë edhe në Hagë. Sipas tij, më 15 shtator, duke nisur nga ora 22:00, mbështetësit do të mblidhen në Hagë për të qëndruar së bashku deri në nisjen e seancës gjyqësore. Mbështetje për “Marshimin për Liri” kanë shprehur edhe një sërë figurash publike në Kosovë. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #UCK#Hagë#TopChannelNews